Breaking News

Çka biseduan Trump dhe Merkel në Uashington?

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, mbërriti në Uashington për një vizitë të shkurtër në Shtetet e Bashkuara dhe për bisedime me Presidentin Donald Trump.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Uashington, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump që të bisedojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe për heqjen e tarifave amerikane për çelik dhe alumin. Kancelarja gjermane viziton SHBA-në, pasi presidenti francez, Emmaneul Macron kishte qëndruar atje në një vizitë tre-ditore. Merkel kishte vizituar SHBA-në në mars të vitit 2017. Zonja Merkel arriti të premten për atë që zyrtarët dhe ndihmësit gjermanë kanë theksuar është një “takim pune” midis dy liderëve botërorë dhe nuk ka për qëllim të jetë një lloj takimi verbal sikur gjatë javës kur presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi kryeqytetin amerikan . Duke u ulur në Zyrën Ovale të premten, Merkel dhe Trump dukeshin shumë më të ngrohtë se në takimet e mëparshme, kur të dy dukeshin të tensionuar me njëri-tjetrin. Trump, pasi e përgëzoi atë për fitoren e saj të fundit elektorale, tha se ata kanë shumë çështje që planifikojnë të marrin në konsideratë. “Do të kemi diskutime mbi Iranin. Ne do të diskutojmë për tregtinë, “tha Trump. “Do të kemi diskutime të ndryshme”.  Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi i tij nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pas përpjekjeve të SHBA për të bindur palët europiane të marrëveshjes për t’u tërhequr prej saj. Duke folur në Kongresin e SHBA të mërkurën në ditën e fundit të një vizite tre-ditore në SHBA, Macron tha se marrëveshja bërthamore nuk po i adreson ato që ai i quajti “të gjitha shqetësimet”, por theksoi se kjo marrëveshja nuk mund të anulohet. “Ne e nënshkruam atë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Ne nuk duhet ta braktisim atë pa pasur diçka më thelbësore në vend të saj. Kjo është arsyeja pse Franca nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, “, deklaroi Macron.

Advertisements