Breaking News

Trump: Ka ndryshuar mendimi i Makron mbi Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump me një veprim të pazakontë për një president, ka zhvilluar një bisedë telefonike me analin Fox News ku ka folur për vizitën e fundit të Makron në Uashington. Në këtë bisedë presidenti amerikan ka thënë;  Kemi arritur suksese të shumta. Me të vërtetë janë suksese të shumta. Përpara sesa dikush ta dijë, do t’i vini re sukseset tona.

Presidenti amerikan duke e cilësuar të suksesshme takimet e tij me presidentin e Francës tha se në kuadër të bisedimeve ka ndryshuar pikëpamja e presidentit francez lidhur me Iranin. Ai takimin me presidentin Emanuel Makron e ka cilësuar shumë të dobishëm dhe tha se qëndrimi i Makron kundrejt Iranit ka ndryshuar. Trump ka thënë: Kam bindjen se tani pikëpamjet e tij lidhur me Iranin kanë ndryshuar shumë me pikëpamjet përpara sesa të vizitonte Shtëpinë e Bardhë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai e di se çështja e Iranit nuk është se e them unë. Presidenti ka bërë një akord të tmerrshëm më këtë  vend, e kam fjalën për presidentin e qeverisë së mëparshme. Ai bëri një marrëveshje të tmerrshme që atyre u dha 150 miliard dollarë prej të cilave 1.8 miliard ishin para të thata. Këto para u transferuan me fuçi dhe kuti me avion. Kjo është e papranueshme, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Advertisements