Breaking News

Përfundon konferenca e dytë e Brukselit për Sirinë

Në Bruksel ka përfunduar konferenca e dytë kushtuar Sirisë. Në këtë konferencë, Amerika ka refuzuar të japë ndihma financiare për emigrantët sirianë. Duke qenë se në këtë konferencë mungonin përfaqësues të qeverisë siriane ajo konsiderohet me më pak kredibilitet politik. BE dhe OKB në formë të përbashkët kanë kryesuar këtë konferencë dyditore në Bruksel që është quajtur Mbështetja për të Ardhmen e Sirisë dhe Rajonit.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga 57 vende të botës, 10 organizata rajonale dhe 19 organe ndërkombëtare dhe në kuadër të punimeve të saj donatorët e huaj arritën të mbledhin ndihma financiare me një vlerë prej 4.4 miliard dollarë për sirianët që janë brenda dhe ata që janë shpërngulur jashtë vendit. Mirëpo në këtë mes Amerika nuk ka pranuar të japë ndihma financiare. Për këtë shuma e mbledhur për vitin 2018 si ndihmë financiare për Sirinë, është shumë herë më e ulët sesa ajo që ishte parashikuar nga OKB. Konferenca e Brukselit gjithashtu ishte një mundësi për të marrë mbështetjen politike për negociatat e Gjenevës por në mungesë të përfaqësuesve të qeverisë siriane. Në këtë takim Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane theksoi domosdoshmërinë e arritjes së një akordi për zgjidhjen politike të krizës në Siri. “ Rrugëzgjidhja e kësaj lufte është vetëm nëpërmjet bisedimeve politike të kuptimta mes palëve siriane dhe nën monitorimin e OKB dhe është e nevojshme që të zgjidhet ngërçi i negociatave të Gjenevës”, ka thënë në një prononcim të saj Federika Mogherini. Përpjekjet e BE dhe të OKB për të thithur mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për negociatat e Gjenevës bëhen në kohën kur mos dërgimi i ftesës për qeverinë siriane që të marrë pjesë në konferencë dhe mungesa e autoriteteve të larta Ruse, ka krijuar një ndasi në mesin e Bashkësisë Ndërkombëtare për çështjen e Sirisë dhe gjithashtu vë në dyshim kredibilitetin e konferencës së Brukselit. Moska është e mendimit se mospjesëmarrja e përfaqësuesve të qeverisë siriane në këtë konferencë është një pikë e dobët dhe veprim i gabuar. Vladimir Chizhov, përfaqësues i Rusisë thotë: Ne flasim për të dhënë ndihma për popullin sirian dhe për këtë arsye duhet të jetë një përfaqësues i popullit sirian. Dy vende evropiane Franca dhe Anglia së bashku me Amerikën qartazi kanë shprehur armiqësinë e tyre me qeverinë dhe popullin sirian duke sulmuar ushtarakisht Sirinë dhe kjo bie ndesh me deklaratën e shefes së diplomacisë Evropiane Federika Mogherini se BE mbështet zgjidhjen politike të krizës në Siri. Disa vende pjesëmarrëse në këtë konferencë si Amerika, Arabia Saudite, Franca, Turqia dhe Britania prej vitit 2011 në kuadër të koalicionit arabo-perëndimor janë përpjekur për të rrëzuar qeverinë e ligjshme në Siri dhe për këtë kanë dhënë mbështetje të gjithanshme për grupet terroriste duke kujtuar se nëpërmjet ndihmës për këta grupe do të arrinin të rrëzonin qeverinë e presidentit Bashar Asad.

Advertisements