Breaking News

Kreu I dhomës së tregtisë së Maqedonisë: Irani një faktor i rëndësishëm në rajon

Kreu i dhomës së tregtisë në Maqedoni, pas takimit me kreun e dhomave të tregtisë së Iranit, ka thënë se Republika Islamike e Iranit është një faktor i rëndësishëm në rajon dhe ka një treg të pasur 80 milion banorësh që ndikon shumë në ekonominë e rajonit.

Sipas një njoftimi të ambasadës iraniane në Shkup, kreu i dhomës së tregtisë së Iranit i cili në krye të një delegacionit të lartë ekonomik ka shkuar për një vizitë në Maqedoni, u takua me anëtarët e dhomës së tregtisë së Maqedonisë me të cilët diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe. Z. Shafii në këta takim tha se Maqedonia është porta hyrëse e Iranit në Ballkan dhe në Evropë dhe shtoi se kompanitë iranianë mund ta shfrytëzojnë Maqedoninë për eksportin e produkteve të tyre në rajon. Me gjithë marrëdhëniet e mira politike mes Iranit dhe Maqedonisë, niveli i shkëmbimeve tregtare dhe i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve nuk është në nivelin e duhur edhe pse të dy vendet kanë kapacitetet e duhura, tha në fjalën e tij kreu i dhomës së tregtisë së Iranit. Shafii tha se Irani dhe Maqedonia kanë pozitë të veçantë gjeografike dhe strategjike dhe shtoi se tregu 400 milionësh i Iranit dhe i rajonit është një mundësi e mirë për bashkëpunim me Maqedoninë dhe kjo hap rrugën e bashkëpunimit të këtij vendi me fqinjët e Iranit sidomos me Afganistanin, Irakun, Azinë e Mesme dhe Kaukazin. Kreu i dhomës së tregtisë së Maqedonisë në këtë takim shprehur kënaqësinë nga vizita e delegacionit ekonomik të Iranit dhe pasi e cilësoi Iranin një vend me ndikim dhe të rëndësishëm në rajon tha se Irani me një popullsi prej 80 milion banorësh luan rol të rëndësishëm në ekonominë e rajonit.

Advertisements