Breaking News

Khoshro: KS i OKB t’i japë fund politikës e të qenit i përveçëm për regjimin sionist

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, nga OKB ka kërkuar që KS i kësaj organizate t’i japë fund politikës që e konsideron regjimin sionist rast të përveçëm pasi ky regjim është faktor i destabilizimit të rajonit.

Golam’ali Khoshro i pranishëm në takimin e së enjtes në KS të OKB ku është trajtuar çështja e Lindjes së Mesme dhe e Palestinës, takim që u përkushtua në krimet e fundit të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë në rripin e Gazës, deklaroi: Nëse KS i OKB është serioz për vendosjen e paqes dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme, atëherë ky këshill duhet t’i japë fund politikës së ndjekur deri tani që e konsideron të përveçëm regjimin sionist. Khoshro tha se pushtimi i Palestinës nga ana e regjimit sionist është burimi kryesor i të gjitha tensioneve, trazirave dhe konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme. Përfaqësuesi i Iranit në OKB rikujtoi vazhdimin e procesit të pushtimit të territoreve palestineze nga ana e regjimit sionist dhe pushtimin e territorit sirian të Golanit po nga ana e Izraelit dhe tha se këto veprime agresive dhe shkelëse të të drejtave dhe normave ndërkombëtare bëhen për të mbështetur grupet terroriste. Khoshro e përkufizoi regjimin sionist një regjim shtypës dhe tha: Krimet e fundit të këtij regjimi në rripin e Gazës kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e shumë protestuesve palestinezë, të cilat ishin të programuara më herët. Ai vendimin e jashtëligjshëm të Amerikës për shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods, e cilësoi shkelje të ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe shkelje e rezolutave të AP të OKB si dhe të KS të OKB dhe theksoi se një veprim i tillë me padyshim përshkallëzon krizën në rajon.

Advertisements