Breaking News

Trump: Disa vende arabe nuk do të mbijetojnë pa ndihmën tonë, ia vlen të paguajnë koston

Presidenti i SHBA Donald Trump, në një konferencë shtypi me homologun e tij francez Emanuel Macron ka thënë: “Disa vende arabe, pa mbështetjen e Uashingtonit, nuk mund të mbijetojnë as një javë, prandaj ia vlen të paguajnë koston”.

“Ne dhuruam 7 trilionë dollarë për të mbrojtur vendet e pasura dhe së shpejti (trupat amerikane në rajon) do të zëvendësohen nga trupat e këtyre vendeve”, tha Trump pa emëruar ndonjë vend. Trump edhe njëherë theksoi se forcat amerikane kryen punë të rëndësishme në Siri dhe së shpejti do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements