Breaking News

Macron para Kongresit: Franca nuk largohet nga marrëveshja bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi i tij nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pas përpjekjeve të SHBA për të bindur palët europiane të marrëveshjes për t’u tërhequr prej saj.

Duke folur në Kongresin e SHBA të mërkurën në ditën e fundit të një vizite tre-ditore në SHBA, Macron tha se marrëveshja bërthamore nuk po i adreson ato që ai i quajti “të gjitha shqetësimet”, por theksoi se kjo marrëveshja nuk mund të anulohet. “Ne e nënshkruam atë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Ne nuk duhet ta braktisim atë pa pasur diçka më thelbësore në vend të saj. Kjo është arsyeja pse Franca nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, “, deklaroi Macron.

Advertisements