Breaking News

Valentina matovinko, kryetare e Dhomës së Lartë në parlamentin e Rusisë e njohur ndryshe si këshilli federativ i Rusisë në një fjalim të saj në Bosnjë deklaroi se zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit perëndimor në këtë aleancë do të dobësojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ajo sinjalizoi qartazi për Malin e Zi i cili kohët e fundit është anëtarësuar në NATO dhe kritikoi qeverinë e Maqedonisë për prirjet e anëtarësimit të saj në NATO. Bosnja Hercegovina është djepi i Luftës së Parë botërore. Ballkani ka qenë gjithnjë vend ku perandoritë, etnitë dhe fetë e ndryshme përplasen dhe garojnë. Analistët paralajmërojnë se rajoni mund të kthehet në fushëbetejë për atë që duket si nisja e një Lufte të Ftohtë. Rusia përpiqet vazhdimisht t’i shumojë tensionet etnike në vendet që duan të futen në BE. Përfshirja e tyre e ka zgjuar që tani Brukselin dhe e ka rikthyer te planet e zgjerimit. Uashingtoni gjithashtu e ka rikthyer vëmendjen, për shkak të rreziqeve të sigurisë në vendet që janë anëtare të NATO-s. Pasi perëndimi u bashkua kundër Rusisë, duke përjashtuar diplomatë të huaj për shkak të përpjekjes për të vrarë një ish spiun rus dhe vajzën e tij në Angli, Ballkani bëhet edhe më i rëndësishëm. Rusia do të përpiqet të gjejë mënyra për t’u hakmarrë e për të zhvilluar mundësi të reja ndërhyrjeje. Rusia e sheh Ballkanin si një fushëbetejë ku mund të krijojë hutime si dhe leva për të forcuar negociata me BE-në. Situata të kujton Ukrainën, ku Rusia fillimisht pranoi që Kievi të bashkohej me BE-në, por jo me NATO-n. Por më pas ndryshoi mendim dhe drejtoi revolucionin që solli aneksimin e Krimesë dhe ndarjen e Ukrainës lindore. Gara me Rusinë në Ballkan mund të mbjellë destabilizime të tjera në një rajon që ende s’e ka marrë veten nga luftërat e viteve 1990, pas ndarjes së Jugollsavisë. Shumë prej shenjave të luftës janë fshirë nga Sarajeva. Megjithatë, Bosnje Hercegovina mbetet vend i brishtë, i mbytur nga korrupsioni, udhëheqja e dobët politike si dhe nga përçarjet etnike midis komuniteteve, që janë metaforë për Ballkanin. Është një nga pikat kryesore që Rusia përpiqet të shfrytëzojë. Milorad Dodik, kryetari serb i Republikës Serbe në Bosnje, që ka status gjysmë autonomie, vazhdon të kërkojë një referendum për pavarësi. Pikat e tjera të dobëta që përpiqet të shfrytëzojë Rusia janë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi. Duke qenë në dijeni për ndërhyrjet ruse, BE po ofron më shumë premtime për zgjerim me Bosnje Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën, nëse këto vende ofrojnë si këmbim reforma rrënjësore. Por skepticizmi në këto vende për Brukselin sa vjen e thellohet. Shumë prej tyre kanë dyshime për sinqeritetin e BE-së, që nga ana tjetër sa vjen e po bëhet më populiste, më e frikësuar nga emigrimi dhe më e kujdesshme ndaj zgjerimit, pasi pranuan Rumaninë dhe Bullgarinë. Asnjeri nuk beson se vendet e Ballkanit janë gati për t’u bashkuar, dhe teksa zbehet qëllimi i bashkimit, po ashtu zbehet edhe urgjenca për t’i kryer ato reforma. Para katër vitesh, kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se blloku nuk do të zgjerohej më nxitimthi. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, e quan shpesh këtë situatë: “Është si të rrish i bllokuar në një dhomë pritjeje dhe s’ka një derë as për të dalë”. “Junckeri gaboi që tha se nuk ishin të interesuar për zgjerim”, thotë Carl Bildt, ish Ministër i Jashtëm i Suedisë dhe i Dërguar i Posaçëm i OKB-s në Ballkan. “BE ka vite që e ka larguar vëmendjen dhe pasojat kanë sjellë një kthim prapa”, thotë ai. Por pasi Britania u largua nga BE dhe pasi Rusia e shtoi përqendrimin, BE e ndryshoi planin e veprimit për Ballkanin. Madje ka arritur deri aty sa të thotë që nëse reformat shkojnë mirë, Serbia dhe Mali i Zi mund t’u bashkohen në vitin 2025.

Donald Tusk kreu i Këshillit të Evropës I ndodhur në Tiranë ka mirëpritur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ndodhet sot në Tiranë, ku do takohet me zyrtarët e vendit. Vizita e tij në Tiranë është në kuadrin e një turi treditor, që presidenti i Këshillit të BE-së do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës janë përgatitjet e samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijunit, që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup. Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Donald Tusk do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje nga kryeministri Rama dhe në orën 13 është parashikuar një konferencë në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.

Advertisements