Breaking News

Britania arkitekte e sulmit fals kimik në Duma

Zv/ministri i jashtëm i Sirisë në një intervistë dhënë kanalit televiziv ITV, ka thënë se Britania e Madhe ka projektuar skenarin mashtrues të sulmit me armë kimike në qytetin Duma me qëllim që të justifikojë agresionin ushtarak kundër Sirisë.

Fejsal Megdad, zv/ministër I jashtëm I Sirisë theksoi se populli në Duma pas çlirimit të këtij qyteti nga prania e terroristëve kanë thënë se terroristët kanë detyruar disa njerëz që të shfaqen para kamerave dhe duke mashtruar kanë deklaruar se disa fëmijë janë vrarë në këtë sulm. Fejsal rikujtoi se të gjitha pamjet filmike të transmetuara nga mediat perëndimore janë false dhe të sajuara. Trekëndëshi i sherrit ( Amerika, Britania dhe Franca) më 14 prill sulmuan Sirinë me mbi 100 raketa me pretekstin e sulmit e armë kimike në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor. Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se terroristët dhe mbështetësit e tyre janë projektuar skenarin e sulmit kimik për të krijuar kushtet për një ndërhyrje të huaj ushtarake në Siri. Sulmi i trekëndëshit të sherrit ndaj Siri u krye vetëm pak pas çlirimit të rajonit Gute Lindor nga prania e terroristëve. Shumë analistë besojnë se akuzimi i qeverisë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike në Duma, është një përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit publikuar nga e vërteta dhe realiteti i cili konsiston në fitoret e vazhdueshme të ushtrisë siriane përballë terroristëve. Amerika dhe aleatët e saj janë tepër të shqetësuar nga disfata totale e terroristëve në Siri.

Advertisements