Breaking News

Pentagoni: Siria akoma ka aftësi për kryerjen e sulmeve kimike të kufizuara

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se qeveria e Sirisë akoma ka aftësi për të kryer sulme të kufizuara me armë kimike.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se drejtori i bordit të përbashkët të shtabit ushtarak të Amerikës ka deklaruar se qeveria e Sirisë akoma ka kapacitete kimike në disa prej bazave ushtarake të këtij vendi. “Ata në të ardhmen mund të kryejnë sulme të kufizuara. Por megjithëkëtë ne nuk kemi informacion rreth përgatitjes për kryerjen e sulmeve të reja. Ata duhet të jenë vigjilent sepse ne po vëzhgojmë ata dhe jemi të gatshëm t’i sulmojmë përsëri”, thuhet në këtë deklaratë të Pentagonit. Pentagoni gjithashtu ka thënë se ka arritur suksesin e duhur gjatë sulmit kund tre objektivave të Sirisë ditë më parë duke pretenduar se ekziston mundësia që gazi Klor ose Sarin të ketë qenë i deponuar në këto baza.

Advertisements