Breaking News

Cili është shpërblimi i Uashingtonit për shërbimet e Rijadit?

Disa burime i thanë kanalit televiziv amerikan CNN se SHBA po konsideron shpërblimin e Arabisë Saudite nëse pajtohet të dërgojë trupa arabe në Siri.

CNN pa përmendur emrin e burimit të këtij lajmi, theksoi se Këshilli i Sigurimit Kombëtar të SHBA po shqyrton dhënien e statusit të “aleatit të madh jashtë NATO-s” regjimit të Riadit nëse Arabia Saudite formon një koalicion ushtarak arab për të zëvendësuar forcat amerikane në Siri, dhe gjithashtu nëse pranon të financojë zbatimin e planeve amerikane në rajon. Këto burime shtuan: “Gatishmëria e Arabisë Saudite për ta zbatuar kërkesat e Amerikës  e bën të nevojshme që Shtetet e Bashkuara të japin një shpërblim të kënaqshëm “. Sipas kanalit televiziv CNN, nëse Uashingtoni ia jep këtë status Arabisë Saudite, do ta njohë këtë vend si një “aleat strategjik”, siç janë regjimet izraelite, jordaneze dhe të Koresë jugore.

Advertisements