Breaking News

Zarif paralajmëron Amerikën: Dalja nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja të papëlqyeshme

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke paralajmëruar Amerikën ka thënë se dalja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja të papëlqyeshme për Uashingtonin.

Muhamed Xhavad Zarif ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e AP të OKB për paqen e qëndrueshme. Ai në përgjigje të interesit të gazetarëve par largimin e mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se në këtë rast Republika Islamike e Iranit do të veprojë sipas interesave të saj dhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe jashtë saj ka opsione të shumta për të vepruar dhe padyshim reagimi i Iranit që do të pësohet nga reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare do të ketë pasoja të papëlqyeshme për Amerikën. Donald Trump president i Amerikës ka kërkuar ndryshimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 për të plotësuar vetëm interesat e Amerikës. Ai më 12 janar aprovoi pezullimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit mirëpo ka vendosur si kusht qasjen në qendrat ushtarake të Iranit dhe embargon raketore të Iranit si kusht për vazhdimin e qëndrimit ë Amerikës në marrëveshjen bërthamore. Ai i ka dhënë afat Kongresit dhe Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim deri më datë 12 në rast të kundër do të shpallë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Ndërkohë Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane dhe shumë funksionarë të tjerë të Evropës, theksojnë se marrëveshja bërthamore i përket bashkësisë ndërkombëtare dhe shton se ajo nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet. Bota përkundër presidentit Trump kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet që prej vitit 2016.

Advertisements