Breaking News

Takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Mogherinin

Ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Takimi mes Mogherinit dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është bërë me ftesë të përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur fillimin e takimit. Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit. Takimi po zhvillohet në Shkup. Ndërkohë, Përfaqësuesja e lartë e BE-së, vizitoi sot Shqipërinë, një ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Tiranën hapjen e negociatave për anëtarësim.

Advertisements