Breaking News

Plani i qeverisë angleze për Brexit refuzohet nga parlamenti

Parlamenti anglez ditën e mërkurë ka refuzuar planin e parashtruar nga qeveria për procesin e Brexit dhe ka kërkuar reformimin e këtij plani.

Në votimin e kryer në parlamenti, 348 deputetë kundrejt 225 deputetëve të tjerë kanë votuar kundër planit të paraqitur nga qeveria për procesin e largimit të Anglisë nga BE. Kundërshtarët kërkojnë kryerjen e reformave për vazhdimin e pranisë së Anglisë në BE edhe pas largimit nga unioni. Theresa May kryeministre e Anglisë ka thënë se largimi i Anglisë nga BE do të thotë shkëputje nga të gjitha strukturat e unionit mes tyre nga unioni doganor. Me largimin nga strukturat e BE, qeveria angleze do të mund të kontrollojë çështjet e ekonomisë së vendit, është shprehur kryeministrja May. Mirëpo Kajer Starmer ministër për çështjen e Brexit në qeverinë hije të Britanisë pasi ka mirëpritur votimin kundër të parlamentit anglez ka thënë se kryeministrja May duhet të rishikojë vendimin e saj për largimin e Britanisë së madhe nga BE. Vota kundër e deputetëve të parlamentit anglez u dha në prag të nisjes së fazës së dytë të procesit Brexit gjë e cila konsiderohet dështim i madh për kryeministren May. Britania në vitin 2016 organizoi një referendum për largimin e vendit nga BE. Negociatat për largimin e Britanisë nga unioni kanë nisur në vitin 2017 dhe pritet të përfundojnë në vitin 2019.

Advertisements