Breaking News

Eragçi: Mbrojmë fuqishëm interesat e Republikës Islamike të Iranit

Sejed Abas Eragçi, pasi theksoi se nuk lejojmë që armiqësitë e Uashingtonit kundër Iranit dhe marrëveshjes bërthamore të prekin interesat e Republikës Islamike të Iranit tha: Ne mbrojmë fuqishëm interesat e Republikës Islamike të Iranit.

I ndodhur në Romë të Italisë, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin me homologun e tij Vincenco Amandola, diskutoi mbi marrëveshjen bërthamore. Abas Eragçi në një intervistë të tij për radiotelevizionin shtetëror të Iranit tha se në kushtet e ndjeshme aktuale është i nevojshëm dialogu me vendet e ndryshme dhe sidomos me vendet evropiane për të cilët duhet diskutuar mbi çështjet ndërkombëtare dhe marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se lidhur me marrëveshjen bërthamore me autoritetet e Italisë ka pasur biseda të vlefshme. Ai në përgjigje të pyetjes se cili do të jetë reagimi i Iranit në rast se Amerika më 12 maj merr vendim për daljen nga marrëveshja bërthamore, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të marrë përgjigjen e përshtatshme të Iranit dhe Teherani është i gatshëm në çdo moment. Eragçi pas vizitës së tij në Itali do të vizitojë Belgjikën dhe Norvegjinë dhe më pas do të marrë pjesë në takimin e paqes në Nju Jork, takimi i paqes së qëndrueshme në AP të OKB do të organizohet në datat 24 dhe 25 prill.

 

Advertisements