Breaking News

Reagimi i Iranit ndaj largimit të mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk do të jetë i pëlqyeshëm

Nëse Amerika merr vendim që të dalë nga marrëveshja bërthamore, atëherë reagimi që do të bëjë Irani dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të jetë aspak i pëlqyeshëm për amerikanët.

Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përfundim të vizitës së tij ditën e hënë në Taxhikistan ku mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në organizatën e bashkëpunimit ekonomik ECO. Në një prononcim për gazetarët, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Republika Islamike e Iranit mbron interesat e saj kombëtare dhe në këtë mes duhen ruajtur interesat e Iranit në marrëveshjen bërthamore. Shefi i diplomacisë iraniane lidhur me veprimtarinë e Evropës kundrejt marrëveshjes bërthamore ka thënë: Për momentin opinioni i përgjithshëm i evropianëve është se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet dhe në këtë çështje janë plotësisht të distancuar nga Amerika. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Teherani ka mosmarrëveshje serioze lidhur me sjelljen e evropianëve në rajon, shtoi: Fatkeqësisht evropianët deri më sot nuk kanë pasur mundësi që të ndajnë politikat e tyre rajonale nga Amerika dhe të ndjekin politika të pavarura. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë pas përfundimit të vizitës së tij dyditore në Taxhikistan, u kthye në Teheran.

Advertisements