Breaking News

Këshilltarja e Asad: Vendimi i Trump për vendosjen e “ushtrisë arab” në Siri, i çuditshëm

Këshilltarja e presidentit të Sirisë e ka quajtur shumë të çuditshëm kërkesën e Trump për zëvendësimin e forcave amerikane me ato të një koalicioni arab në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Buthejna Sha’ban, këshilltarja politike dhe për media e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, deklaroi: “Në rast se janë të vërteta lajmet e publikuara në lidhje me vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës për zëvendësimin e forcave amerikane në Siri me forcat e një koalicioni arab, atëherë një vendim i tillë është shumë i çuditshëm që një vend pushtues të kërkojë nga palët e tjera që të vijnë dhe të pushtojnë një vend. Ajo tha: “Kjo çështje është e paparë në nivel ndërkombëtar”. Së fundi gazeta “Wall Street Journal” ka raportuar se Donald Trump synon të krijojë një forcë arabe për zëvendësimin e forcave amerikane në Siri dhe dislokimin e saj në pjesën verilindore të Sirisë pas thyerjes së ISIS në këtë rajon. Kjo gazetë gjithashtu ka thënë se Amerika ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Katari që me miliarda dollarë të marrin pjesë në këtë koalicion dhe të dërgojnë forcat e tyre në Siri. Kjo gazet ka bërë të ditur gjithashtu se John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, ka kontraktuar autoritetet egjiptiane për t’i bindur ata që të marrin pjesë në këtë projekt. Nga ana tjetër Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka deklaruar se vendi i tij i ka propozuar Uashingtonit që të dërgojë një forcë të “Koalicionit Islamik kundër terrorizmit” në Siri, mirëpo qeveria e mëparshme e Amerikës kishte refuzuar një plan të tillë.

Advertisements