Breaking News

Sistemi kundër-ajror i Sirisë përballet me një tjetër sulm me raketa kundër aeroportit Ashirat

Kanali televiziv informativ i Sirisë njoftoi se sistemi anti-ajror i Sirisë është përballur me një tjetër sulm me raketa kundër aeroportit Ashirat në provincën Homs.

Sipas agjencisë Sana të lajmeve sot janë lëshuar disa raketa kundër aeroportit Ashirat në Homs por që janë perceptuar dhe asgjësuar nga sistemi anti-ajror i Sirisë. Në të njëjtën kohë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ( Pentagon) lidhur me raportin mbi sulmin raketor kundër aeroportit Ashirat në Homs të Sirisë ka thënë: Deri tani forcat amerikane nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak në këtë zonë. Grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane kapi më shumë se 65 raketa të lëshuara nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Më parë Ministria ruse e Mbrojtjes tha se janë kapur 71 nga 103 raketa në total nga sistemet e mbrojtjes ajrore siriane. Rusia tha se nuk ka raketa perëndimore në zonat e mbuluara nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore. Bëhet fjalë për një port dhe aeroport që përdoren sistemet e mbrojtjes ajrore ruse.

Advertisements