Breaking News

Evropa nuk bie dakord mbi sanksionet e reja kundër Iranit

Ministrat e jashtëm të BE që u takuan dje në Bruksel për të diskutuar sanksione të reja kundër Iranit që synonin kënaqjen e amerikanëve për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore nuk arritën të pajtohen.

Ministrat e jashtëm të BE u mblodhën dje në Bruksel për të marrë një vendim të përbashkët mbi qëndrimin e përbashkët të Bashkimit për çështje të ndryshme, duke përfshirë Iranin dhe marrëveshjen bërthamore. Zyrtarët amerikanë, në një intervistë me Associated Press, kanë pohuar se ata kanë qenë në gjendje të thithin pëlqimin e Francës dhe Gjermanisë në mënyrë që të vazhdojnë të qëndrojnë në marrëveshjen bërthamore me kushtin që të vendosen kufizime në programin e raketave dhe të kenë qasje të pakufizuar në zonat ushtarake iraniane; Tani, siç duket, Evropa më nuk është aq e bashkuar në harmoni me Donald Trumpin kundër Iranit. Siç është raportuar nga Reuters, midis evropianëve, Italia ka kundërshtuar sanksione të reja me pretekstin e programit të raketave iraniane dhe aktiviteteve rajonale të saj. Argumenti ishte se ndoshta këto masa ndëshkuese nuk do të mund të bindin Trump që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore.  Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogherini, të hënën pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel tha: “Ne po mbështesim përpjekjet e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës për të adresuar shqetësimet e Trump mbi marrëveshjen bërthamore, por këto përpjekje duhet të jenë brenda kuadrit të marrëveshjes aktuale. Ne e konsiderojmë marrëveshjen si elementet strategjik të sigurisë në rajon, por kjo nuk do të thotë që ne nuk konsultohemi me Iranin për çështje të tilla si çështjet jo-bërthamore. Në bazë të ligjit presidenti amerikan më 12 maj duhet të vendosë për vazhdimin ose pezullimin e përmbushjes së detyrimeve të vendit të tij sipas marrëveshjes bërthamore; Amerikanët i kanë bërë thirrje Evropës që nëpërmjet frikës për veprimet e paparashikueshme të Trump-it ta bindin Iranin që të pranojë disa çështje, duke përfshirë kufizimet në programin e raketave, të lejojë qasjen e pakufizuar e inspektorëve të huaj në të gjitha zonat ushtarake iraniane dhe kufizimin e përhershëm të pasurimit të uraniumit. Disa diplomatë në Bruksel u thanë gazetarëve se vendimi mund të nënkuptojë mosrespektimin e afatit përfundimtar të 12 majit nga ana e Evropës. Siç raporton Reuters, Franca, Britania dhe Gjermania, duke justifikuar përpjekjet për të bindur Trump për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, propozojnë sanksione kundër ushtarakëve dhe militantëve pro-iranianë në Siri. Por Italia dhe Austria e kanë kundërshtuar këtë propozim. Një diplomat i vendeve kundërshtare të vendosjes së sanksioneve kundër Iranit agjencisë  Reuters i tha: “Ndoshta kjo do të përfundojë me koston e shkatërrimit të përhershëm të marrëveshjes bërthamore. Atëherë përse duhet të marrim rreziqe dhe përveç forcimit të pozitës së linjës radikale në Iran, do të humbasim mundësitë për të nënshkruar kontrata të reja me Iranin. “Trump më herët ka pretenduar se më 12 maj të këtij viti, nuk do ta konfirmojë angazhimin e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore dhe do të dalë në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje.

Advertisements