Breaking News

KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropian vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të shkojnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup. Raporti për të gjithë kandidatët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqinë, njeh korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara. Rajoni mbetet një portë e rëndësishme për trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve në BE.

Advertisements