Breaking News

Zarif në bisedë telefonike me Johnson, dënon sulmin arrogant kundër Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë në një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka paraqitur shpjegime në lidhje me pjesëmarrjen e vendit të tij në sulmin raketor kundër Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të dielën në një bisedë telefonike me Boris Johnson, duke dënuar sulmin arrogant kundër Sirisë, përsëri ka theksuar kundërshtimin e Republikës Islamike të Iranit me përdorimin e çfarëdo lloj të armëve kimike dhe duke kujtuar përdorimin e armëve kimike kundër Iranit nga ana e Sadam Husejnit, ish-diktatorit irakian, me mbështetjen e Amerikës, Anglisë dhe Francës, ka kritikuar politikat e dyanshme të perëndimit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit me këtë rast ka thënë se kryerja e sulmit ushtarak para dërgimit të ekspertëve ndërkombëtar të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri, është shumë i dyshuar dhe shtoi: “Dy sulme ushtarake që janë kryer kundër Sirisë me pretekst të përdorimit të armëve kimike kanë qenë pikërisht në periudhat kur ushtria siriane ka shënuar fitore të mëdha në luftën kundër terroristëve dhe i ka çuar ata deri në prag të disfatës. Irani që nga fillimi i paraqitjes së planit për çarmatosjen e armëve kimike të Sirisë, ka deklaruar se grupet e armatosura dhe terroriste kanë në dispozicion armë kimike, por një gjë e tillë nuk është përfillur.

Advertisements