Breaking News

Asad: Sulmi i Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Sirisë, veprim armiqësor

Presidenti i Sirisë ka theksuar se Siria nuk posedon armë kimike.

Kanali informativ Al Mejadin njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në takim me disa deputetë të Parlamentit të Rusisë që u zhvillua në Damask, sulmin e Amerikës, Anglisë dhe Francës e ka quajtur veprim armiqësor dhe ka thënë: “Ky sulm nuk do të ketë rezultat tjetër, përveç forcimit të unitetit dhe vullnetit të popullit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit deri në shkatërrimin e tyre në territorin e Sirisë”. Një prej anëtarëve të Parlamentit të Rusisë duke cituar Bashar Asadin, ka thënë se sistemi kundërajror i Sirisë ka treguar efikasitetin e tij në sulmin e Amerikës kundër Sirisë dhe qytetarët sirianë më nuk kanë frikë nga sulmi ushtarak i shteteve perëndimore.

Advertisements