Breaking News

“Kabineti i luftës” mbështet ndërhyrjen e Britanisë kundër Sirisë

Kryeministrja britanike Theresa May ka fituar mbështetjen nga “kabineti i luftës” për të ndërmarrë veprime me Shtetet e Bashkuara dhe Francën në Siri për “të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike”, sipas një deklarate të Downing Street.

May dhe ministrat e saj të lartë diskutuan për më shumë se dy orë në Downing Street të enjten nëse Britania duhet të marrë pjesë në ndërhyrjen e mundshme ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Siri. Në fund, ata ranë dakord se ishte “shumë e mundshme” që qeveria e presidentit sirian Bashar Asad ishte përgjegjëse për sulmin e dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Duma. Ministrat, të cilët u thirrën nga pushimet e tyre të Pashkëve, u pajtuan me Theresa May se përdorimi i armëve kimike nuk duhet të mbetet ” i padënueshëm”, tha një zëdhënëse e Downing Street. Analistët thonë se mbledhja e kabinetit të kryeministres May tregon se ajo nuk planifikon të konsultohet me Parlamentin e Britanisë para ndonjë veprimi të mundshëm në Siri.

Advertisements