Breaking News

Ekspertë të armëve kimike dërgohen në Siri

Një grup ekspertësh i organizatës për ndalimin e përhapjes së armëve kimike, sot ka arritur në Bejrut të Libanit për të shkuar në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rusia Today sipas të cilës ekspertët e organizatës për ndalimin e armëve atomike tashmë ndodhen në Bejrut. Ky grup së bashku me përfaqësuesin special të OKB për çështjen e Sirisë do të shkojnë në Damask. Ekipi i ekspertëve do të mbledhë prova me kampione të tokës ku është pretenduar për sulm kimik më 7 prill në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor në Siri. Puna e ekspertëve të armëve atomike do të nisë nesër më 14 prill. Grupet terroriste që operojnë në qytetin Duma të Sirisë kanë pretenduar dhe akuzuar qeverinë siriane për përdorimin e këtyre armëve. të tilla pretendime janë hedhur poshtë kategorikisht nga ana e damaskut. Ndërkohë Amerika dhe disa aleatë të saj pa u mbështetur në fakte konkrete dhe të dokumentuara kanë nisur një valë të gjerë propagandash kundër qeverisë siriane. Më 10 prill qeveria siriane zyrtarisht ka bërë kërkesë tek organizata ndërkombëtare për çarmatimin e armëve kimike që të analizojë dhe hetojë pretendimet e terroristëve për gjoja përdorimin e armëve kimike nga ushtria siriane në qytetin Duma të rajonit Gute Lindor.

Advertisements