Breaking News

Bashkëpunimi Iran-Siri ka penguar influencën e armiqve në rajon

Këshilltari i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për Çështjet Ndërkombëtare thotë: Bashkëpunimi Iran-Siri dhe me vendet e tjera që janë në boshtin e rezistencës është një faktor efektiv në zvogëlimin e influencës së Shteteve të Bashkuara, sionistëve dhe armiqve në rajon.

Agjencia zyrtare e lajmeve siriane (SANA) njoftoi se Ali Akbar Velajeti, këshilltar i liderit suprem të Revolucionit Islamik në çështjet ndërkombëtare të enjten në mbrëmje në Damask në një konferencë të përbashkët të shtypit me ministrin sirian të vakëfeve, Muhamed Abdul Satar al-Sejed, marrëdhëniet mes dy vendeve i përshkroi historike dhe të qëndrueshme dhe tha: Qëllimi i luftës së terroristëve që regjimi sionist, Shtetet e Bashkuara dhe regjimet totalitare të rajonit i imponuan Sirisë, ishte të thyejnë dhe të ndalojnë rolin e Sirisë si një nyjë kyçe e rezistencës. Velajeti shprehu shpresën se këto fitore të Sirisë do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë të tokave siriane nga okupimi i terroristëve dhe deri në dëbimin e plotë të amerikanëve okupues. Muhamed Abdul Satar al-Sejed gjithashtu në këtë konferencë për shtyp tha se fitorja e ushtrisë siriane dhe i boshtit të rezistencës ndaj terroristëve dhe mbështetësve të tyre sionistë dhe amerikanë është fitore e së drejtës ndaj së keqes.

Advertisements