Breaking News

Zarif takohet me kryetarin e parlamentit të Uruguait

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  gjatë qëndrimit në Uruguai u takua me ministrinë jashtëm të këtij vendi me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale.

Muhamed Xhavad Zarif, në takim me Jorge Gandini kryetar i parlamentit të Uruguait, takim që u mbajt në qytetin Mont Video, diskutoi për marrëdhëniet mes Iranit dhe Uruguait dhe sidomos për forcimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu u takua me Luvia Topolansky zv/president i Uruguait dhe kryetar i senatit të këtij vendi.  Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të një turneu në vendet e Afrikës dhe Amerikës së jugut, pas vizitës së tij njëditore në Brazil ku u takua me ministrin e jashtëm dhe presidentin e këtij vendi, shkoi për në Uruguai. Muhamed Xhavad Zarif në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik, shkoi për në Senegal dhe pas takimeve që pati me ministrin e jashtëm, presidentin dhe kryetarin e parlamentit të këtij vendi dhe pas pjesëmarrjes në takimin e Asamblesë Ekonomike Iran-Senegal, u nis drejt Brazilit. Gjatë qëndrimit në Brazil shefi i diplomacisë iraniane diskutoi me autoritet e këtij vendi për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare. Pas vizitës në Uruguai, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pritet të shkojë në Namibia.

Advertisements