Breaking News

Bashkimi Evropian jep dy milionë euro grante për kooperativat bujqësore të Maqedonisë

Kooperativat bujqësore kërkojnë ndryshime të ligjit për të patur kushte më të volitshme të punës së tyre. Shembull janë taksat që par ata janë dyfish më të larta, se sa bujqit, pra kanë 20% tatim.

Rritja e tregut konkurues dhe bashkëpunimi ndërmjet bujqve në Maqedoni, përmes krijimit të kushteve të volitshme për zhvillimin e kooperativave të tanishme bujqësore dhe të rejave, do të mbështetet me dy milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Përmes 20 granteve të reja synohet nxitja e bujqve që të themelojnë kooperativa të reja dhe të marrin pjesë në trajnime dhe projekte për zhvillim të planeve afariste.

Mbështetja financiare do të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit që lidhet me kooperativat bujqësore.

Në regjistrin qendror figurojnë 39 kooperativa bujqësore, shtatë nga të cilat janë me kapacitet të lartë, me më së paku 20 anëtarë, kurse 32 tjerat janë të kapacitetit të vogël, me nga 10 e deri më 19 anëtarë.

Advertisements