Breaking News

Rusia: Nuk do lejojmë që amerikanët të ngulin gozhdë në kudhrën e dikujt tjetër

Siç njofton agjencia e lajmeve TASS, një ligjvënës i lartë rus ka paralajmëruar SHBA-të kundër çdo “aksioni të paligjshëm” në Siri pas sulmit të dyshuar kimik të kohëve të fundit në qytetin Duma të mbajtur nga militantët.

“Politika e standardeve të dyfishta ka arritur kulmin dhe këtu partia e Bashkuar e Rusisë me ndërgjegje deklaron se do të merren të gjitha masat politike, diplomatike dhe ushtarake nëse do të ndërmerret ndonjë veprim i paligjshëm”, deklaroi kryetari i Komitetit të Mbrojtjes i Dumës Ruse dhe ish komandanti i përgjithshëm i forcave ajrore ruse, Vladimir Shamanov, duke thënë në një mbledhje plenare të parlamentit rus. Ai gjithashtu i përshkroi raportet mbi sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë si “provokim dhe fabrikim absolut”. Shamanov hodhi poshtë paralajmërimet e Trump pas sulmit të supozuar në Duma të Sirisë dhe tha: “Amerikanët nuk duhet ti mbështesin shpresat tek forcat e tyre detare dhe tek mashtrimet e tyre. Ne jemi një vend sovran dhe kemi aleatë dhe garantues për ngjarjet që ndodhin në Siri. Nuk do lejojmë që amerikanët të ngulin gozhdë në kudhrën e dikujt tjetër. ” Ligjvënësi rus gjithashtu kritikoi një sulm ajror të Izraelit të kryer të hënën në bazën ajrore T-4 në provincën Homs të Sirisë. “Në shkelje të plotë të ligjeve ndërkombëtare, disa avionë izraelitë hynë në hapësirën ajrore libaneze, dhe kryen një sulm në një vend sovran fqinj … direkt në një aeroport të ushtrisë siriane, kështu që numri i vendeve të përfshira në konflikt po rritet,” theksoi Shamanov.

Advertisements