Breaking News

Kryeministri Haradinaj do të takohet me protestuesit, ish-ushtarë të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar shkurt një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, të cilët po protestojnë me kërkesat, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve. Haradinaj u ka thënë protestuesve se është i zënë me një aktivitet dhe ka kërkuar prej tyre të mbajnë një takim pas 40 minutash, për të cilën gjë protestuesit janë pajtuar.

Ndryshe, kërkesat e protestuesve janë pastrimi i listave të veteranëve, njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit.

Advertisements