Breaking News

Putin hedh poshtë akuzat perëndimore ndaj Sirisë

Presidenti rus në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane hodhi poshtë pretendimin e vendeve perëndimore për përdorimin e armë kimike në Siri.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën në mbrëmje, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke diskutuar situatën në Siri, dënoi spekulimet provokative anti-siriane, veçanërisht akuzat e fundit për përdorimin e armëve kimike nga forcat siriane në zonën e Dumas. Ndërkohë, Kremlini ka paralajmëruar se konkludimi në ndonjë përfundim rreth një sulmi të dyshuar kimik pranë kryeqytetit Damask pa informacione të konfirmuara, do të ishte veprim i gabuar dhe i rrezikshëm. Zyrtarët rusë kishin thënë më parë se militantët në Siri po komplotonin “provokime” me përdorimin e armëve kimike, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov në një konferencë shtypi me gazetarët. Nga ana e saj, qeveria e Sirisë publikoi të dielën një deklaratë ku theksoi: “Fabrikimet mbi përdorimin e armëve kimike, të cilat nuk u shërbyen terroristëve dhe sponsorëve të tyre në Alepo dhe Ghuta Lindore, nuk do t’u shërbejnë as sot, ndërsa shteti sirian është i vendosur të zhdukë terrorizmin në çdo centimetër katror të territorit sirian”.

Advertisements