Breaking News

Ministri i Jashtëm i Greqisë fajëson Erdoganin për tensionet

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka fajësuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për përshkallëzimin e tensioneve kohët e fundit mes dy vendeve.

Në një intervistë për gazetën gjermane Spiegel, Kotzias tha se lideri turk ka hyrë në një fazë nervozizmi, duke e akuzuar atë për arrogancë duke menduar se mund të bëjë çfarë të dojë në rajon. Ai tha se nuk ka çështje për ndryshimin e kufijve mes Turqisë, sepse ekziston sundimi i të drejtës ndërkombëtare, shkruan Ekathimerini. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë janë tensionuar më së shumti që prej burgosjes së dy ushtarëve grekë në Turqi dhe arratisjes në Greqi të 8 ushtarëve turq pas grushtit të shtetit në 2016. Në dallim nga gjuha e ashpër e ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos, Kotzias tha se Greqi duhet të mbetet e qetë. Ai shtoi se sjellja e Turqisë ka ndryshuar që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit për të përmbysur Erdoganin në 2016.

Advertisements