Breaking News

Sauditët ndërtojnë kanal për ta kthyer Katarin në një ishull

Pas tensioneve diplomatike me Dohën, Arabia Saudite thuhet se po punon për një projekt për ndërtimin e një kanali detar përgjatë kufirit me Katarin, duke e kthyer gadishullin në një ishull.

E përditshmja saudite Sabk njoftoi se plani saudit duhet të marrë miratimin zyrtar. Një konsorcium prej nëntë kompanive lokale është përfshirë në ndërtimin e rrugës ujore që shtrihet nga rajoni Salua i Arabisë Saudite në hyrjen e Khaur Al-Udaid të Katarit, shton raporti. Kanali, ku mund të lundrojnë të gjitha llojet e anijeve, është 60 kilometra i gjatë, 200 metra i gjerë dhe 15-20 metra i thellë, shtoi gazeta saudite. Kostoja paraprake e kanalit detar parashikohet të jetë rreth 2.8 miliardë rialë sauditë (750 milion $), ndërsa ndërtimi i tij gjithashtu pritet të zgjasë 12 muaj. Sipas raportit, një rrip toke prej një kilometër në territorin saudit në veri të kanalit do të bëhet një zonë ushtarake.

Advertisements