Breaking News

Daçiq flet për ndarje të Kosovës në emër të Rusisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka folur për ndarjen e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq kur flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë. “Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, por edhe për Bosnjën dhe njëherësh i shërben interesit rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter. Ndërkaq, Daçiq ka deklaruar se Prishtina do të pranonte ndarjen e Kosovës, por nuk po e lejojnë ta bëjë këtë fuqitë e mëdha. Daçiq ka thënë për gazetën serbe “Blic” se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë.

Advertisements