Breaking News

Zbulohet sasi e madhe e municioneve të ISIS në lindje të Irakut

Forcat irakiane të sigurisë kanë kapur një sasi të madhe të armatimeve që i përkisnin ISIS në provincën Diale në lindje të Sirisë.

Një zyrtar lokal në provincën Diale, në lindje të Irakut, sot (e premte) njoftoi për zbulimin e një arsenali të armëve që përmbanin raketa Kaqusha dhe pajisje të tjera luftarake në veri-lindje të kësaj province.  Adnan Tamimi, kryetar i këshillit lokal të rrethit Al Makdadie, njoftoi se forcat e sigurisë kishin hyrë në fshatin Babilan në veri-lindje të provincës Diale gjatë mëngjesit të sotëm dhe gjatë këtij operacioni  zbuluan armë dhe pajisje ushtarake të ISIS. Thuhet se në këto rezerva të armatimeve janë gjetur raketa Kaqusha, predha mortaje, kamera për vrojtime natën dhe pajisje të tjera ushtarake. Ndërsa prania e ISIS në Irak ka përfunduar, disa elementë të këtij grupi terroriste janë shpërndarë në disa pjesë të Irakut.

Advertisements