Breaking News

Ambicia e princit të kurorës saudite është bërë një sëmundje kronike

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë se politikat e fundit të Arabisë Saudite janë një “tragjedi shumë e dhimbshme”, duke shtuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman po shpenzon miliarda dollarë për Shtetet e Bashkuara dhe regjimin izraelit për të fituar mbështetjen e tyre.

“Në mes të luftës për pushtet brenda familjes mbretërore saudite dhe në mënyrë që të fitojë mbështetjen e SHBA-së dhe, kohët e fundit edhe të  regjimit okupator sionist, bin Salman po bën deklarata qesharake dhe të turpshme”, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Behram Kasemi. “Politikat e fundit saudite janë një strategji shumë e dhimbshme për shkak se një vend mysliman është duke u përkulur para një regjimi okupator”, shtoi ai. Në një referencë të dukshme ndaj Iranit, Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman tha se regjimet në Arabinë Saudite dhe Izrael kanë “një armik të përbashkët” dhe se ata mund të normalizojnë menjëherë marrëdhëniet e tyre sapo çështja e Palestinës të zgjidhet.

Advertisements