Breaking News

Trump u drejtohet krerëve arabë: Pa Amerikën nuk mund të qëndroni as edhe dy javë

Kanali televiziv CNN duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump në një bisedë telefonike me një nga krerët e vendeve arabe në Gjirin Persik ka thënë se në rast të largimit të Amerikës nga rajoni, vendet arabe nuk mund të qëndrojnë në pozitën që ata kanë as edhe për dy javë.

Në takimin e fundit të presidentit Donald Trump me këshillin e sigurisë kombëtare në Amerikë, ku është diskutuar tema e largimit të forcave amerikane nga Siria, presidenti amerikan ka kërkuar përfundimin e misionit të forcave amerikane kundër ISIS në Siri brenda 6 muajve të ardhshëm. Thuhet se Trump është shprehur i pakënaqur nga shpenzimet ushtarake që i janë imponuar Amerikës në rajon. Ai në fjalimet e tij të mëparshme dhe në diskutimet që ka pasur me krerët e vendeve arabe lidhur me financat e nevojshme për të luftuar ISIS në Siri është shprehur i pakënaqur dhe ka thënë: Krerët e pasur të këtyre vendeve në rast të largimit të Amerikës nga rajoni, ata duhet t’i thonë lamtumirë avionëve personalë dhe jetës së tyre luksoze. Sipas kanalit CNN, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë: Pa ne ju nuk mund të qëndroni as për dy javë në pozitën që keni dhe atëherë në vend të avionëve personal do të përdorni avionë publikë. Më tutje presidenti amerikan ka shpresuar se vendet arabe do të paguajnë për atë që e ai e quajti sukses të përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në Siri. Më herët presidenti amerikan ka caktuar shumën 4 miliard dollarë për shpenzimet e forcave amerikane në Siri dhe ka thënë se nëse Arabia Saudite dëshiron vazhdimin e misionit të trupave amerikane, atëherë ajo duhet të paguajë shpenzimet përkatëse.

Advertisements