Breaking News

Gjermania paralajmëron Amerikën për largimin e saj nga marrëveshja bërthamore

Kreu i komisionit të politikës së jashtme në Bundestagun gjerman, pasi theksoi respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Evropës, ka paralajmëruar Amerikën mbi pasojat e largimit të saj nga kjo marrëveshje.

Norbert Röttgen në një intervistë për Hannoversche Allgemeine Zeitung, pasi shprehu shqetësimin nga politikat e jashtme provokuese të Donald Trump tha: Trump nuk është një shtyllë e fortë dhe efikase për paqen në botë. Röttgen shtoi se nëse Trump del nga marrëveshja bërthamore ai do të përballet me kontestin më të madh në mesin e dy anëve të Atlantikut pas luftës botërore dhe në këto rrethana Evropa dhe Amerika për herë të parë do të futen në një mosmarrëveshje serioze mes tyre. Ai theksoi angazhimin e Evropës së bashku me Rusinë dhe Kinën në marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se Amerika do të jetë një palë që do të qëndrojë e vetme dhe kjo tregon se sa e largët do të jetë distanca mes Amerikës dhe Evropës. Ky funksionar i parlamentit gjerman ndër të tjera shtoi se politika e re e jashtme e Gjermanisë është mos mbështetja tek Amerika dhe evropianët më në fund duhet të nisin procesin e pavarësisë së tyre në siguri.

Advertisements