Breaking News

Zarif thekson krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin e shenjtë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar nevojën e kthimit të të drejtave të popullit palestinez, krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë dhe dhënien fund urgjentisht të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të enjten në samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të paangazhuara që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, theksoi nevojën për veprim kolektiv të vendeve të paangazhuara kundër krimeve të regjimit sionist dhe deklaroi: “Lirimi i duarve të këtij regjimi për kryerjen e krimeve, tregon në mënyrë të qartë politikën e njëanshme të re e cila edhe njëherë po bëhet kërcënim kryesor për sigurinë globale. Aktualisht duhet të kryhen hetime ndërkombëtare për veprimet kriminele të regjimit sionist dhe kjo duhet të jetë kërkesë e të gjitha vendeve. Organizata e Vendeve të Paangazhuara në lidhje me rrethanat aktuale në territoret e pushtuara palestineze, ka nevojë për një veprim kolektiv dhe OKB gjithashtu duhet të marrë masa për të dënuar këto krime të regjimit sionist”.

Advertisements