Breaking News

Turqia akuzon kancelarin e Austrisë

Ministri për çështje të integrimit në BE të Turqisë ka akuzuar kancelarin e Austrisë për racizëm.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Omar Çelik, ministri për çështje të integrimit në BE të Turqisë, të mërkurën ka deklaruar se qëndrimet kundër Turqisë të qeverisë dhe kancelarit të Austrisë janë shndërruar nga kundërshtimi në armiqësi. Ai shtoi se Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë duke marrë qëndrime armiqësore ndaj Turqisë, është bërë më racist se vet racistët. Ai gjithashtu akuzoi kancelarin dhe qeverinë e Austrisë për hipokrizi dhe tha: “Fakti se ato po thonë se duhet ndërpriten negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE, mirëpo nga ana tjetër po kërkojnë përmirësimin e marrëdhënieve në fusha të tjera, është gënjeshtra më e madhe që po thuhet në Evropë. Çështja kryesore në lidhje me Turqinë është perspektiva e anëtarësimit të plotë në BE dhe ne nuk pranojmë asnjë qasje tjetër, përveç anëtarësimit të plotë”.

Advertisements