Breaking News

A është Shqipëria partnere e SHBA në mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar?

Më 22 mars 2018 ish/kryetari i New York-ut dhe këshilltari i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, ishte në Tiranë.

Ai u ftua në kryeqytetin e Shqipërisë nga Marjam Raxhavi, kryetare e organizatës Moxhahedin-e Khalk (MEK), për të festuar Novruzin me organizatën terroriste MEK që Shqipëria e ka strehuar që nga viti 2013. Në këtë takim, i cili u organizua fshehurazi nga grupi terrorist MEK, Giuliani tregoi mbështetjen e tij për rreth 3.000 pjesëtarë të MEK që gjenden në Shqipëri. Në fjalën e tij, Giuliani inkurajoi grupin MEK që të vazhdojë luftën kundër qeverisë së Iranit dhe bëri thirrje për ndryshim të regjimit në Teheran. Takimi i grupit terrorist MEK u ndoq edhe nga tre politikanë shqiptarë. Ata ishin Pandeli Majko, Ministër i Diasporës në qeverinë e sotme shqiptare. Majko shërbeu si Ministër i brendshëm gjatë epokës së veprimeve sekrete të CIA-s në Evropën Lindore, kur Shqipëria u përdor nga CIA për të torturuar shumë njerëz. Majko i cili kurrë nuk e ka mohuar bashkëpunimin e tij me CIA-n apo ekzistencën e burgjeve të fshehta në Shqipëri, ka mbrojtur strehimet ilegale dhe torturimin e njerëzve dhe ka kritikuar ata që flasin kundër dhomave të torturës të CIA-s.

Politikani i dytë ishte Fatmir Mediu, ish ministër i turpëruar i mbrojtjes, i cili fajësohet në Shqipëri për trafikimin e armëve në Afganistan dhe për shpërthimin dhe vrasjet në Gërdec. Shpërthimi i Gërdecit i cili vrau 26 shqiptarë, plagosi qindra të tjerë dhe dëmtoi ose shkatërroi mbi dy mijë shtëpi, ishte pjesë e një operacioni të kryer nga Fatmir Mediu dhe kontraktorët amerikanë për municionet e vjetra shqiptare dhe për t’i shitur ato si të reja në Afganistan.

Politikania e tretë ishte Elona Gjebrea, e cila shërbeu si zëvendësministre e punëve të brendshme për ministrin famëkeq të Shqipërisë, Saimir Tahiri (2013-2017) dhe tani është duke u hetuar për lidhje të mundshme me një bandë famëkeqe mafioze shqiptare të njohur si vëllezërit Habilaj.

Giuliani i tha anëtarëve të grupit terrorist MEK se SHBA dhe qeveria shqiptare i shohin ata si e vetmja e ardhme për Iranin dhe gjëja e nevojshme që duhet bërë në këtë moment është ndryshimi i regjimit. Pandeli Majko, ministri i Diasporës në qeverinë e Edi Ramës mbështeti pretendimin e Giuliani dhe i tha grupit terrorist MEK se ëndrra e tij është të kthehet në Teheran me anëtarët e grupit terrorist MEK. Elona Gjebrea dhe Fatmir Mediu bënë të njëjtën gjë. Ata mbështetën grupin terrorist MEK në misionin e tyre të dhunshëm për ndryshimin e regjimit në Iran. Rudi Giuliani e mbështeti grupin terrorist MEK duke u thënë atyre se ndryshimet po vijnë në Uashington. John Bolton, mbështetësi i tyre i ashpër do të bëhet Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump dhe ai dëshiron ndryshimin e regjimit në Iran.

Kërcënimet e Giuliani-t kundër Iranit janë instrumentalizuar në muajt e fundit me mbikëqyrje masive dhe sulme ndaj institucioneve islamike iraniane dhe shiite në Shqipëri dhe Kosovë. Izraelitët janë shumë vigjilentë kundër ndikimit iranian në Ballkan. Ata udhëzojnë partnerët e tyre shqiptarë që të mbikëqyrin Iranin dhe institucionet e tij, edhe pse Irani kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me ndonjë vend ballkanik. Me ardhjen e MEK në Shqipëri, histeria anti-Iran dhe anti-shiite po bëhet gjithnjë e më shumë publike. Grupi terrorist MEK, i cili vepron si një ushtri proksi për SHBA dhe Izraelin, pohon se Irani është shumë ndikues në Shqipëri dhe po punon me agjentët e tij për të diskredituar luftën e tyre për ndryshimin e regjimit. Gjatë muajve të fundit, ata kanë nisur një numër sulmesh kundër institucioneve dhe ambasadës iraniane në Tiranë. Më 15 mars ata sulmuan një grup intelektualësh shqiptarë të kryesuar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, të cilët morën pjesë në një konferencë shkencore në Teheran, duke pretenduar se ata ishin pjesë e një komploti nga Teherani për t’i diskredituar ata. Grupi terrorist MEK, të cilin e kanë braktisur shumë prej anëtarëve të tij në Shqipëri, i sulmon personat që kanë braktisur këtë grup, duke i fyer ata si agjentë iranianë dhe i kërcënon me vrasje. UNHCR-ja, e cila supozohet se ndihmon të gjithë refugjatët e luftës, është bashkuar me grupin terrorist MEK dhe refuzon t’i mbështesë financiarisht të larguarit dhe i kërkon atyre të kthehen në kampin e tyre të grupit terrorist MEK nëse dëshirojnë të marrin mbështetje financiare. Kur stacionet televizive lokale shqiptare guxojnë të paraqesin pretendimet e atyre që po abuzohen, skllavërohen dhe radikalizohen nga MEK, grupi terrorist MEK sulmon mediat shqiptare duke pretenduar se ato janë blerë nga Irani.

Përballë kërcënimeve që MEK bën kundër intelektualëve, mediave dhe të larguarve nga ky grup, qeveria shqiptare hesht, edhe pse një raport i policisë i kohëve të fundit pretendon se grupi terrorist MEK mund të vrasë disa nga ata që e kanë braktisur organizatën. Ndërsa qeveria shqiptare dhe gjykatat e saj janë shumë vigjilentë për burgosjen e çdo selefi shqiptar si terrorist nëse ata bëjnë thirrje për ndryshim të regjimit në Siri ose që lavdërojnë ISIS-in, deri më tani nuk janë ndërmarrë veprime ndaj grupit terrorist MEK, shqiptarëve apo amerikanëve që mbështesin MEK dhe bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran, edhe pse kodi penal i Shqipërisë parasheh dënim me burgim prej katër deri në dhjetë vjet për aktivitete të tilla. Qeveria shqiptare dhe gjykatat e saj nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim edhe kundër grupit terrorist MEK që ka kërcënuar të vrasë dezertorët e këtij grupi në Shqipëri.

Qeveria shqiptare e cila është urdhëruar nga njerëz si John Bolton, John McCain dhe Rudy Giuliani që të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur grupin terrorist MEK, më në fund ka filluar të sulmojë edhe institucionet fetare shiite dhe sufiste në Shqipëri. Më 22 mars 2018, policia anti-terror ndërpreu ceremoninë e Sulltan Novruzit që Selia e Bektashizmit e organizoi në Tiranë. Ceremonia e tarikatit liberal sufi mysliman u ndërpre kur policia anti-terror ndaloi dy gazetarë iranianë në pension dhe një shtetas irakian-gjerman që po festonin Novruzin në Teqen e Madhe të Tarikatit Bektashi në Tiranë. Ata ishin ftuar zyrtarisht në ceremoninë e Baba Mondit, shehut të madh të Bektashinjve. Megjithatë, njësitë shqiptare kundër terrorizmit të cilët marrin parasysh ankesat e MEK-ut lidhur me ndikimin dhe konspiracionin iranian kundër tyre, arrestuan dhe morën në pyetje si terroristë për 7 orë dy gazetarët iranianë në pension që mbulonin festën e madhe të bektashinjve. Edhe pse gazetarët u liruan më pas, kjo ngjarje tronditi komunitetin bektashian dhe OJQ-të kulturore iraniane që veprojnë në Shqipëri.

Sulmet që grupi terrorist MEK i ka lansuar kundër komuniteteve myslimane lokale, akademikëve dhe intelektualëve, gazetarëve dhe mediave, kanë tronditur publikun shqiptar. Deri më tani ata kanë parë grupin terrorist MEK si mbetje terroriste të huaj që Shtetet e Bashkuara dëshironin t’i flaknin në Shqipëri pasi që ata u dëbuan nga Iraku. Sidoqoftë, sulmet e kohëve të fundit të mediave dhe të policisë po i tregojnë publikut shqiptar se grupi terrorist MEK është një kërcënim jo vetëm për Iranin, por edhe për Shqipërinë. Nga ana tjetër, thirrjet e senatorëve amerikanë si Rudy Giuliani, John Bolton dhe John McCain për grupin terrorist MEK, të cilët janë të vendosur në Shqipëri për të shkuar dhe për të bërë luftë në Iran, i bëjnë shumë shqiptarë të shqetësuar dhe të mërzitur. Shumëkush pyet: Nëse SHBA dëshiron të përdorë grupin terrorist MEK për të luftuar Iranin, pse nuk e mban këtë grup në SHBA por e ka dërguar në Shqipëri? Publiku shqiptar nuk ka dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me Iranin. Pse qeveria amerikane e shantazhon Shqipërinë dhe e përdor atë si një mjet për luftën e ardhshme terroriste kundër një vendi tjetër të Lindjes së Mesme? A nuk mjaftoi që administrata amerikane t’i lejojë sauditët të radikalizonin të rinjtë myslimanë në Ballkan dhe t’i dërgojnë në Siri për luftë, por tani ata po krijojnë një luftë tjetër dhe myslimanët e Ballkanit përsëri të paguajnë çmimin?

Z. Rudy Giuliani! Z. John Bolton! A mund të merrni terrorist MEK tuaj në SHBA dhe nga atje bëni çfarë të doni! Ne nuk duam të luftojmë në një tjetër luftë të Lindjes së Mesme për ju. Na lini të qetë, ju lutemi!

 

Burimi origjinal i këtij artikulli është ‘Global Research’

Advertisements