Breaking News

Trump: Trupat amerikane të largohen nga Siria, të dislokohen në kufi me Meksikën

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur thirrjet për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria e shkatërruar nga lufta, duke njoftuar më tej një mbrojtje ushtarake të kufirit me Meksikën.

Gjatë një konference shtypi të përbashkët të shefit të Shtëpisë së Bardhë me udhëheqësit e shteteve baltike të martën, Trump tha se do të ketë një takim me Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis “në pak kohë” për dërgimin e trupave amerikane në kufirin me Meksikën “derisa të kemi mur. ” Ai më tej deklaroi se ai është i interesuar në tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikane nga Siria. Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër atyre që janë cilësuar si objektiva terroriste brenda Sirisë që nga shtatori 2014, pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo një mandat nga OKB.

Advertisements