Breaking News

Takimi trepalësh mes Iranit, Turqisë dhe Rusisë

Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë në fazën e  dytë të negociatave të reja trepalëshe kushtuar situatës në Siri, me ftesë të presidentit Rexhep Tip Erdogan do të takohen sot në Ankara.

Në këtë takim janë të pranishëm Rexhep Taip Erdogan, Hasan Ruhani dhe Vladimir Putin përkatësisht president i Turqisë, Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë. Takimi ka për qëllim analizimin e situatës së armëpushimit në Siri, çështja e tërësisë territoriale dhe e shkeljeve të bëra në këtë aspekt. Ditën e martë në Ankara u mbajt takimi trepalësh mes ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Takimi i Ankarasë është vazhdim i dialogut që zhvillohet në kuadër të negociatave të Astanasë për zgjidhjen e çështjes së Sirisë, i cili ka nisur në muajin nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë. Iniciativa e Iranit, Rusisë dhe Turqisë ka dy qëllime kryesore që janë përballja me ISIS dhe krijimi i kushteve për dialog mes grupeve siriane për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike të krizës në Siri. Konstantin Turistov ekspert rus për çështjet e vendeve arabe dhe analist i qendrës së orientalistikës në Rusi, lidhur me rëndësinë e këtij takimi thotë: Vazhdimi i negociatave të Astanasë është konfirmim i sukseseve të qeverisë siriane në luftën e brendshme gjë e cila ua bënë të qartë palëve si Amerika të cilët mund të jenë si një krah ndihmues në negociatat e Gjenevës. Për momentin plani i përbashkët i Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite për ndryshimin e sistemit në Siri duke u mbështetur tek ISIS, ka dështuar. Nga ana tjetër strategjitë rajonale dhe ndërkombëtare për të garantuar sigurinë në Siri dhe Irak kanë arritur suksesin e tyre. Në këtë kuadër bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë që ka mbështetjen e OKB, ka dhënë mundësi më efikase për zgjidhjen e krizave të rajonit sidomos atë në Siri. Strategjia e ndjekur në këto negociata është përqendrimi në kapacitetet e rajonit dhe faktorët e këtij rajoni që në fund të fundit rezulton menjë siguri afatgjatë. Irina Zavjaglaskia, profesoreshë e qendrës së orientalistikës në universitetit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë thotë: Me bashkëpunimin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë procesi i negociatave të paqes në Astana ka nisur dhe me anë të këtyre negociatave u mundësia krijimi i 4 zonave të uljes së tensioneve në Siri, u zbatua armëpushimi, si dhe u dërguan ndihma humanitare për banorët në zona të ndryshme të Sirisë. Në një analizim të përgjithshëm mund të thuhet se takimi i Ankarasë është vazhdim i sukseseve për zgjidhjen e krizës siriane. Sergei Baborin, ish zv/kreu i Dumas ruse dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare thotë: Ajo që sot terroristët kanë humbur pozitën e tyre në Siri, është rezultat i përpjekjeve të Moskës, Teheranit dhe deri diku të Turqisë. Imponimi i 7 vjet luftë dhe pasiguri në Siguri u bë me anë të mbështetjes financiare dhe me armatime të Arabisë Saudite dhe Amerikës për grupet terroriste sidomos grupin ISIS me anë të të cilëve Amerika, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të rajonit kërkonin të ndanin Sirinë dhe të thyenin boshtin e rezistencës. Mirëpo ky komplot dështoi dhe nuk arriti qëllimet e veta. Sot përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane nëpërmjet veprimeve politike dhe të sigurisë në rajon, ka dhënë rezultate të dukshme dhe rëndësishme gjë e cila mund të krijojë kushtet për nisjen e negociatave në kuadër të mirëkuptimit kombëtar dhe vendimmarrjes nëpërmjet zgjedhjeve dhe mendimit të popullit sirian.

Advertisements