Breaking News

Policia angleze spiunon dhe përgjon telefonatat e njerëzve të thjeshtë

Policia angleze duke përdorur një aparat super të sofistikuar ka përgjuar dhe spiunuar telefonatat e njerëzve pa dijeninë e tyre.

Policia angleze me anë të këtij aparati depërton edhe kodin e telefonave celularë dhe mbledh informacionet ekzistuese dhe ato të fshira më parë dhe kjo ka shqetësuar shumë aktivistët e të drejtave të njeriut. Kjo teknologji për herë të parë është përdorur nga policia e Londrës gjatë lojërave olimpike të vitit 2012, mirëpo përdorimi ka vazhduar që nga ai vit e deri më sot. Një prej organeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të njohur si Privatësia Personale thotë se policia angleze me këtë përgjim që bëhet pa lejen e gjykatës dhe pa njoftimin e personit posedues të celularit, ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo organizatë ka kërkuar nisjen e hetimeve të pavarura lidhur me kompetencat e policisë në Angli. Ky aparat i lejon policisë angleze që të zgjerojë aktivitetin e saj përgjues duke hakuar aparatet elektronike të njerëzve të thjeshtë në Angli.

Advertisements