Breaking News

Loja e ministrit anglez të mbrojtjes në fushën e Trump

Ministri i mbrojtjes i Anglisë ka pretenduar se prania tërthorazi ushtarake e Iranit në Irak, Siri dhe Jemen dhe ambiciet atomike të këtij vendi, janë të njohura për të gjithë.

Gavin Williamson, ministër i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, ditën e dielë duke ndjekur akuzat që hidhen nga Amerika kundër programit bërthamor të Iranit, ka pretenduar në formë të tillë të cilat janë pretendime që janë përsëritur disa herë nga perëndimi kundër Iranit mirëpo që janë hedhur poshtë nga Republika Islamike e Iranit. Përpara kësaj princi i kurorës i Arabisë Saudite gjatë vizitës së tij në Amerikë, për të kënaqur Donald Trump presidentin e Amerikës ka pretenduar se marrëveshja bërthamore nuk e pengon Iranin që të posedojë armët atomike dhe për këtë ajo duhet zëvendësuar me një marrëveshje tjetër. Presidenti amerikan, me pretekste të ndryshme mundohet ta largojë Amerikën nga marrëveshja bërthamore. Ai thotë se reformimi i kësaj marrëveshjeje është e vetmja rrugë që Amerika të qëndrojë brenda saj. Futja e tematikave sekondare në marrëveshjen bërthamore, si programi raketor i Iranit, është një vijë e përbashkët propaganduese e udhëhequr nga Amerika dhe e ndjekur nga disa vende evropiane mes tyre Britania e Madhe dhe Franca së bashku me Arabinë Saudite me qëllim që nëpërmjet faktorit Iranofobi të shtrijnë akoma më shumë ndikimin e tyre në rajon. Roli konstruktiv i Iranit në zhvillimet politike në Azinë Perëndimore ka bërë të mundur eliminimin e varësisë së vendeve të rajonit tek fuqitë ndër-rajonale. Për këtë arsye fronti arabo-perëndimor mundohet të paraqesë pretendime false me qëllim që të ulë ndikimin efikas të Iranit në rajon. Mirëpo roli i Iranit në rajon vazhdon të jetë konstruktiv dhe për këtë disa vende mes tyre Britania e Madhe mundohen të hedhin akuza të pabaza kundër Iranit. Ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka akuzuar Iranin për prirje ambicioze në një kohë kur së pari Irani në doktrinën e tij mbrojtëse nuk ka aspak bindje tek armët atomike dhe në këtë kuadër lideri suprem i revolucionit islamik e ka quajtur haram armën atomike dhe së dyti me zbatimi e marrëveshjes bërthamore në janar të viti 2016, ANEA në 10 raporte të saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe programi bërthamor i Iranit ka karakter krejtësisht paqësor. Polemikat që nxjerrin politikat evropianë dhe amerikanë lidhur me politikat e rajonit, programin bërthamor dhe raketor të Iranit kanë një qëllim të përbashkët që është kufizimi i Iranit dhe përcaktimi i vijave politike të rajonit strategjik të Azisë perëndimore. Përveç kësaj, Amerika nëpërmjet KS të OKB disa herë është përpjekur të inkurajojë botën dhe ta kundërvë atë kundër Iranit me qëllim që ajo të realizojë objektivat e saj në rajon, por sigurisht pa arritur asnjë rezultat. Në këto rrethana, Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike ka thënë: Në vitin 2017 qeveria amerikane ka bërë disa përpjekje që të hapë rrugën e diskutimit të çështjes iraniane në KS të OKB, por ajo ka dështuar dhe kjo tregon izolimin e amerikanëve në arenën ndërkombëtare nga njëra anë dhe fuqinë e Republikës Islamike të Iranit nga ana tjetër.

Advertisements