Breaking News

Duma ruse: Irani faktor aktiv në rajon

Aleksi Pushkov, kreu i komitetit ndërkombëtar të Dumas Ruse, pasi theksoi se Irani forcohet dhe fuqizohet për çdo ditë, tha se Irani është një faktor i rëndësishëm dhe aktiv në rajonin e Azisë perëndimore.

Aleksi Pushkov në një intervistë televizive ka folur mbi rolin aktiv të Iranit në zgjidhjen e çështjeve të rajonit dhe ka thënë se kjo çështje ka nevrikosur amerikanët. Pushkov ndër të tjera përmendi zgjedhjen e John Bolton në postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në Amerikë dhe të Mice Pompeo në postin e sekretarit amerikan të shtetit nga ana e presidentit amerikan Donald Trump dhe tha se këta dy persona mund ta nxisin Amerikën drejt një lufte të re. Pushkov vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Mice Pompeo dhe John Bolton për nxjerrjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe shtoi se anulimi i kësaj marrëveshjeje do të krijojë destabilitetit në rajon. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo qeveria amerikane si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje është e vetmja që shkel zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements