Breaking News

Deputetët e VMRO-DPMN-së do të kthehen në Kuvend

Nga mbledhja maratonike mbrëmë që mbaroi pas mesnate, Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së vendosi që deputetët t’i kthejë në Kuvend që të diskutohen ligje të rëndësishme për reforma për integrim në NATO dhe BE.

Hristijan Mickoski në konferencë pas mbledhjes tha se do të organizojnë mocion për rrëzimin e qeverisë ndërsa para gazetarëve pranoi se kanë ujdi me LSDM për ligjet reformuese dhe se janë pranuar këshillat e tyre për këto ligje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kjo qeveri është më e dobëta nga të gjithë qeveritë e Maqedonisë deri tani. Krimi dhe korrupsioni janë duke u bërë shenjë mbrojtëse për këtë qeveri dhe patjetër duhet të shkojnë në opozitë. Në rafshin e diplomacisë janë duke bërë politika të dëmshme kurse brenda në shtet nuk ka ndonjë rezultat konkret – janë pa koncept dhe ide” tha Mickoski.

Për reformat, OBRM-PDUKM do të kërkojë kontratë të shkruar me afate për të mbrojtur marrëveshjen me LSDM-në.

Advertisements