Breaking News

Erdogan, Haradinajt: Do të japësh llogari!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan në një tubim sot në Stamboll ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për hapat që ka marr pas arrestimit të gjashtë shtetase turq të arrestuar dhe të deportuar në Turqi të enjten.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, ka thënë Erdogan transmeton Anadoly Agency. Ai më tej pati një pyetje për Haradinajn.  “Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, citon AA presidentin turk. Gjatë fjalimit të tij Erdogan ka përgëzuar Agjencinë Turke të Inteligjencës (MIT) që sipas tij ka arrestuar pjesëtarët e organizatës që ai e konsideron terroriste. Personat e arrestuar të enjten në Kosovë Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Ata janë dërguar në Turqi me një aeroplan të posaçëm nga ana e MIT. Pas këtij rasti kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Haradinaj ende nuk i ka dhënë përgjigje kësaj deklarate të Erdoganit, por kohë më parë në një intervistë për mediat e Kosovës, ai ishte pyetur për presidentin turk. Kur kishte komentuar grusht-shtetin e dështuar në Turqi, kishte thënë se Kosova e konsideron Turqinë vend aleat, porse ai Erdoganin nuk e ka vëlla. “Ne është mirë me u marrë me telashe tona, nuk kemi nevojë me dhanë mendime për atje. E konsiderojmë aleat në planin global”. “Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner, por vëlla jo”, pati thënë Haradinaj. Ish – diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka kërkuar veprime nga shteti i Kosovës, pas kërcënimit të hapur që presidenti turk i ka bërë kryeministrit të Kosovës. Ai ka thënë se si hap të parë duhet tërhequr në konsultime Ambasadori kosovar në Ankara dhe se paku t’i dërgojë një notë proteste ambasadores turke në Prishtinë.

Advertisements