Breaking News

12 Favardini, Dita kombëtare e Republikës Islamike

Sot më 12 Farvardin që përkon me 1 prillin 2018, në Iran festohet dita kombëtare e Republikës Islamike.

Më 1 prill të vitit 1979, kombi iranian mori pjesë në referendumin përcaktues të së ardhmes së vendit që në historinë e këtij kombi është eveniment I pashoq. Populli iranian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së imam Khomeinit (ra) dhe në një ditë si kjo me anë ë referendumit i tha po republikës islamike të Iranit dhe që në atë datë i tregoi botës së është populli ai që merr vendim për fatin e vendit. Populli iranian 39 vite më parë më 12 Farvardin të vitit 1358 që përkon me 1 prill 1979, morën pjesë në referendumin për përcaktimin e modelit të sistemit shtetëror dhe nëpërmjet këtij referendumi caktuan sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, për këtë arsye kjo ditë është caktuar si Dita e Republikës Islamike të Iranit në kalendarin iranian. Në deklaratën e forcave të policisë së Iranit thuhet: Data 12 Darvardin është data e manifestimit të fitores së popujve të shtypur kundër arrogancës botërore dhe dita e vërtetimit të Revolucionit Islamik të Iranit i cili krijoi rrethanat dhe kushtet për themelimin e një sistemi shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe për fillimin e një diskursi të ri, të pasur dhe shpresëdhënës për popujt e shtypur në arenën ndërkombëtare.

Advertisements