Breaking News

Presidenti dhe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vizitojnë Turqinë

Muhamed Ibrahim Taherian’fard, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Turqi, njoftoi se presidenti Hasan Ruhani dhe ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif, javën e ardhshme do të zhvillojnë një vizitë në Turqi.

Vizita e presidentit dhe e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Turqi, kryhet në kuadër të raundit të dytë të bisedimeve trepalëshe mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë që më herët u takuan në qytetin Suci të Rusisë. Takimi i ministrave të jashtëm të tre vendeve të lartpërmendura do të mbahet më 3 prill ndërsa takimi i presidentëve do të mbahet më datë 4 prill në Ankara. Takimi i mëparshëm i dialogut kombëtar të Sirisë, u mbajt në datat 29 dhe 30 janar në qytetin Suci të Rusisë. Në atë takim u ra dakord për ruajtjen e ushtrisë siriane e cila ka përgjegjësi të zbatojë detyrat e saj kushtetuese si ruajtja e kufijve dhe e popullit sirian nga kërcënimet e huaja. Gjithashtu u theksua zgjidhja e krizës siriane nëpërmjet rrugëve politike nën monitorimin e OKB dhe në përputhje me rezolutën 2254 të KS të OKB. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.

Advertisements