Breaking News

Çka biseduan përmes telefonit Erdogan dhe Trump?

Presidenti i Turqisë dhe ai i SHBA përmes një bisede telefonike kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Irak dhe Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ka diskutuar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Irak dhe Siri. Sipas gazetës turke Daily Sabah, të dyja palët përveçse kanë shkëmbyer ide në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, ata kanë theksuar edhe mbi rritjen e bashkëpunimit si dy aleatë. Erdogan dhe Trump po ashtu diskutuan edhe mbi ngjarjet e ditës së premte në Gaza. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA janë tensionuar pas operacioneve të ushtrisë turke në veri të Sirisë. Kjo është biseda e dytë e këtij muaji midis dy presidentëve të Turqisë dhe SHBA.

Advertisements